Palestra ‘Majlinda Kelmendi’ në Shqipëri, po e merr shkëlqimin, që u ndërtua nga trajneri i Kosovës

Xhudo

Palestra ‘Majlinda Kelmendi’ në Shqipëri, po e merr shkëlqimin, që u ndërtua nga trajneri i Kosovës

Nga: K.G. Më: 7 janar 2021 Në ora: 12:17
Palestra ‘Majlinda Kelmendi’ në Shqipëri, po e merr shkëlqimin, që u ndërtua nga trajneri i Kosovës

Palestra e re sportive në Tale të Lezhës, që u ndërtua nga dora e trajnerit të mirënjohur të Kosovës, Anton Cena, vërtet ka pamje të bukur.  Cena është krenar që kjo sallë do të shërbejë për sportistët dhe sportistet.

“Dita ditës palestra e xhudos ‘Majlinda Kelmendi’ në Tale të Lezhës po e merr shkëlqimin e emrit të Olimpistes tonë më të mirë në botë dhe atë fal trajnerit të saj me përmasa botërore Driton Kukës. 

Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Olimpike në këtë palestër është organizuar një test event me garuesit  e Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Turqisë, Uzbekistanit, Greqisë dhe Izraelit që kanë marrë pjesë në kampin stërvitor në Shqipëri. 

Image

Kësaj radhe Olimpistja nuk erdhi vet por me atlete të të gjitha medaljeve të mundshme në botë si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Distria Krasniqi nr një në rang listën botërore, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Logja, Debora Gjakova, Fatjona Kasapi nga BIH Larisa Caric, si Nën Kampione e botës. 
Andaj në këtë palestër u sfiduan hiq më pak se 15 deri në 20 garuese me norma  Olimpike. 

Në fund të kampit si shenjë respekti ua ndava ca fanella të kampit me flamurin kombëtar në të.

Një falënderim i veçantë shkon për Driton Kukën që arriti me i sjellur të gjithë këto garuese me renome në Palestrën ‘Majlinda Kelmendi’”, shkruan Cena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat