Xhudistja Arba Hasanaj fitoi medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadete në Selanik të Greqisë.
“Në kategorinë -70 kg, është ndeshur Arba Hasanaj, e cila në xhiron e parë mposhti me Ippon, Chrysoula Stavroula Ouranitsa nga Greqia.
Në çerekfinale ajo mposhti po ashtu me Ippon, Radvile Juseviciute nga Lituania.
Në gjysmëfinale ajo humbi me Ippon nga Maria Eleni Papaioannou nga Greqia.
Për medaljen e bronztë, Arba mposhti me Ippon, Lana Kraus nga Kroacia, dhe fitoi medaljen e bronztë në këtë garë.
Arba ishte e udhëhequr nga trajnerja Majlinda Kelmendi”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.