Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është shprehur i kënaqur me sukseset e xhudisteve të tij në Kupën Evropiane U18, e cila u mbajt në Selanik të Greqisë.
Kuka vlerësoi paraqitjet e sportisteve, duke theksuar se një gjeneratë e re premtuese po rritet.
“Pas medaljes së djeshme të Milot Gashit sot i kemi edhe dy medalje tjera (të bronzta) për Arba Hasanaj 70 kg dhe Elvira Ukaj +70 kg për Kosovën po ashtu një medalje tjetër Krista Kovaçi 63 kg (e bronztë) për Shqipërinë, vajza që është pjesë e ekipit tonë tash e sa vite!
Performuan mirë edhe Roni Reshitaj me plot 4 fitore e dy humbje vendi 7 kategoria 73 kg dhe Jon Haxhiu me dy fitore e dy humbje kategoria 60 kg.
Gjeneratë e mirë, po rritet dhe po kalitet!
Me ekipin në Selanik janë Majlinda e Kushtrimi dhe ekipi do jetë edhe në kampin stërvitor që pason turneun!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.