Kuka: Përveç Majlindës që ka qenë e prekur nga Covid 19, të gjithë janë kthye 100% të përgatitur

Xhudo

Kuka: Përveç Majlindës që ka qenë e prekur nga Covid 19, të gjithë janë kthye 100% të përgatitur

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:17
Kuka: Përveç Majlindës që ka qenë e prekur nga Covid 19, të gjithë janë kthye 100% të përgatitur

Kombëtarja  e Kosovës në xhudo po përgatitet për sfidat e mëdha që e presin në janar dhe në shkurt.

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se ecuria e përgatitjeve ka shkuar mjaft mirë dhe po e presin garën e parë Masters që mbahet nga 11-13 janar në Doha të Katarit.

“Xhudoja ndërkombëtare e ka publikuar kalendarin definitiv deri në Olimpiadë. 

Gara e parë është Mastersi që këtë vit mbahet në Doha Katar. Pastaj vazhdon me Grand Slam në muajin shkurt në Izrael dhe deri në Olimpiadë që mbahet në korrik i kemi edhe shumë gara me rëndësi e ndër to edhe Kampionatin Evropian dhe botërorë”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Kuka tha se në garën në Masters do të marrin pjesë të gjithë.

“Në Masters marrin pjesë komplet ekipi olimpik dhe secili lufton për përmirësimin apo forcimin e pozitave në ranglistën olimpike. Garuesit në përgjithësi janë mirë të përgatitur, kanë kaluar disa kampe përgatitore dhe i fundit ka qenë i organizuar nga federata jonë me disa kombëtare në Shqipëri.

Edhe pse i gjithë ekipi olimpik përveç Majlindës (Kelmendi) ka qenë e prekur nga Covid 19 tani janë kthye 100%, po shpresojmë që edhe gara do të kanë përformancë të mirë dhe t’ia fillojmë edhe ketë vit me medalje”, përfundon Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat