Majlinda Kelmendi shkëlqen, fiton medaljen e bronztë

Xhudo

Majlinda Kelmendi shkëlqen, fiton medaljen e bronztë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:54
 Luftë e madhe mes Majlinda Kelmendit dhe ruses, e pabesueshme çfarë ngjau

(E plotësuar) – Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë!  Xhudistja belge Charline van Snick nuk del në arenë dhe Majlindës i takon fitorja.

Majlinda shkëlqeu në këtë garë hiq humbjes në gjysmëfinale, ku fati sportiv ia ktheu shpinën. Është medalje e madhe për Kosovë nga gara prestigjioze Grand Slam në Izrael.

Krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi (-52 kg), nuk arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Grand Slam që po mbahet në Tel Aviv!

Majlinda tregon luftë mjeshtërore, por e pafat që të kualifikohet në finale. Ajo pas vazhdimeve me gjithë luftën e madhe, një pakujdesi i kushtoi dhe pëson humbje me ippon.

Majlinda tani lufton në repesazh për medaljen e bronztë.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Majlinda Kelmendi (-52 kg) në gjysmëfinale të Grand Slam në Tel Aviv në Izrael. Majlinda fiton pas vazhdimeve me ippon ndaj ruses Alesya Kuznetsova.

Luftë e madhe u zhvillua mes Majlinda Kelmendit dhe Alesya Kuznetsova. Majlinda me shumë kujdes luftonte ndaj një kundërshtares së papërshtatshme, por  sfida shkoi në vazhdime (pika e artë). Majlinda si mjeshtre e vërtet pas 31 sekondave fiton në vazhdime, e pabesueshme se si rusen e hodhi në tokë.

Krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi (-52 kg), e fillon furishëm në garën prestigjioze Grand Slam. 

Majlinda ka shënuar fitore pas vazhdimeve me ippon kundër gjermanes Annika Wurfel, duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Grand Slam.

Wurfel avancoi në fillim por Majlinda si trimëreshë përmbysi gjithçka.

Majlinda synon medalje në Grend Slam të Tel Aviv në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat