Driton Kuka humb durimin, reagon ashpër! Ja arsyeja

Xhudo

Driton Kuka humb durimin, reagon ashpër! Ja arsyeja

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 16:58
Foto nga gara e fundit në Kampionatin Shtetëror në Pejë!

Selektori i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, njëherësh trajneri më i mirë në shqiptari, ka humb durimi, duke kritikuar ashpër institucionet sportive, sidomos Ministrinë e Sportit të Kosovës. 

 “Me shkas... Federatat Sportive po hyjnë në fundin e 3 mujorshit të parë dhe ende në pritje për vlerësimin e pikëve nga Ministria, që domethënë ende asnjë financim s’ka ndodh për vitin 2021!

Çdo gjë po vonohet dhe rrjedhimisht s’ka asnjë lëvizje në këtë drejtim!

Si të mbijetohen këto situata kur tani më shumë federata për mungesë financimi s’dijnë as si të sjellën.

Edhe kjo praktikë duhet marr fund, financimi duhet rregulluar që federatat të jenë funksionale e jo duke pritur me u zhyt në obligime.

Kosova krenohet me të arriturat në sport por duhet gjetur formën për të funksionuar pa pengesa”, reagon ashpër Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat