Laura Fazliu fiton 260 pikë olimpike

Xhudo

Laura Fazliu fiton 260 pikë olimpike

Më: 27 mars 2021 Në ora: 13:07
Laura Fazliu fiton 260 pikë olimpike

Akil Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë, Laura Fazliu fiton 260 pikë olimpike!

Akil Gjakova është në garë për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë me gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, kategoria -73 kg.

Akili në gjysmëfinale u mund në kohën shtesë nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir. Deri në gjysmëfinale erdhi pas fitoreve ndaj Keisei Nakano (Filipine), Marko Gusiq (Mali i Zi),ndërsa në çerekfinale mposhti Ferdinand Karapetian (Armeni).

Derisa Akili po synon medalje dhe pikë që e rendisin në pozita më të mira në renditjen olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020, sukses të madh arriti edhe Laura Fazliu, në kategorinë -63 kg.

Ajo shënoi dy fitore, ndaj Magdalena Krssakova (Austri) dhe Isabel Puche (Spanjë), ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë. Në çerekfinale u mund nga Junxia Yang (Kinë), si dhe në repesazh nga Lucy Renchal (Britani e Madhe).

Me vendin e shtaë, Fazliu fitoi 260 pikë olimpike, të cilat e afrojnë tek norma olimpike Tokio 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat