Distria kampione e Evropës, ja sa pikë olimpike i fitoi

Xhudo

Distria kampione e Evropës, ja sa pikë olimpike i fitoi

Nga: K.G. Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:37
Distria kampione e Evropës, ja sa pikë olimpike i fitoi

Reprezentusja e Kosovës, Distria Krasniqi, është kampione e Evropës në kategorinë -48 kg. 

Ajo sot ishte e pandalshme, duke i fituar të gjitha luftërat para kohe, ndërsa në finale nuk u paraqit ukrainasja Daria Bilodid, për shkak të një lëndimi. 

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, bëri të ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Distria sot fitoi edhe 700 pikë të reja olimpike. 

Distria është në formën më të mirë po ashtu është edhe e para në ranglistën botërore, ky është treguesi më i mirë se trimëresha jonë është në formën jetësore..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat