Jahjaga: Distria, Akil e Nora faleminderit për gjithë këtë emocion, jeni ambasadorët e vërtetë të Republikës

Xhudo

Jahjaga: Distria, Akil e Nora faleminderit për gjithë këtë emocion, jeni ambasadorët e vërtetë të Republikës

Nga: A.SH Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:43
Akil Gjakova

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vlerësuar lartë xhudisitn Akil Gjakova, i cili u shpallë kampion i Evropës në xhudo.

“Ju jeni ambasadorët e vërtetë të Republikës dhe, përmes sukseseve që po korrni vazhdimisht, po e ngrini lartë në të gjithë botën flamurin tonë kombëtar”.

Postimi në Facebook:

Distria, Akil e Nora faleminderit për gjithë këtë emocion!

Ju jeni ambasadorët e vërtetë të Republikës dhe, përmes sukseseve që po korrni vazhdimisht, po e ngrini lartë në të gjithë botën flamurin tonë kombëtar 🇽🇰.

Prapa tri medaljeve të arta e një të bronztës që fituat në Kampionatin Evropian të Xhudos 2021 që po mbahet në Portugali sigurisht që qëndrojnë puna e palodhshme, diciplina, motivi e dashuria për xhudon. Por, natyrisht që meritat për këto fitore i atribuohen edhe një trajneri e mentori të fuqishëm: Driton Kuka, të lumtë!

Suksese të mëtejmë për xhudokat e xhudistët tanë! Jeni krenaria jonë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat