Trimat dhe trimëreshat e Kosovës, po e çojnë në këmbë tërë botën 

Xhudo

Trimat dhe trimëreshat e Kosovës, po e çojnë në këmbë tërë botën 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:25
Trimat dhe trimëreshat e Kosovës, po e çojnë në këmbë tërë botën 

Kosova ka një gjeneratë brilante! Kosova ka një pasuri të sportistëve që shumë shtete më të mëdha se vendi ynë nuk e kanë, të paktën nuk kanë fituar as medalje të bronztë olimpike. 

Shteti i Kosovës e ka medaljen e artë olimpike, që nga viti 2016, duke iu falënderuar trimëreshës tonë, Majlinda Kelmendi dhe punës së madhe të trajneri të klasit botëror, Driton Kuka, me të vëllain Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës. 

Kosova ka tituj të Evropës dhe të botës falë xhudos, që shumë shtete e lakmojnë. 

Gjashtë trima e trimëresha janë gati për Lojëra Olimpike – ‘Tokyo 2020’, që fillojnë nga data 23 korrik e përfundojnë me 8 gusht.

Flamurtare është Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Drita Kuka, selektor dhe Agron Kuka, president i FXHK-së.      

"5 Norma Olimpike" me mundësi secili për medalje, nëse fitohet vetëm një medalje do të ishte një rezultat i jashtëzakonshëm”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Fatos Tabaku, ish xhudisti dhe aktualisht trajner 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat