Mikpritje mbresëlënëse për ekipin olimpik të Kosovës

Xhudo

Mikpritje mbresëlënëse për ekipin olimpik të Kosovës

Nga: K.G. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:51
Mikpritje mbresëlënëse për ekipin olimpik të Kosovës

Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo qysh dje u është vendosur në Tokio.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me garuesit e tij, mezi po presin fillimin e Lojërave Olimpike.

“Mikpritje mbresëlënëse dhe përkrahje e madhe e qytetit Sanjo, ku është vendosur ekipi olimpik i xhudos”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Xhudoja e Kosovës përfaqësohet me këta garues: kampionja olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg); Akil Gjakova (-73 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat