Ismet Krasniqi: Sot e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm do të flasë për Kosovën 

Xhudo

Ismet Krasniqi: Sot e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm do të flasë për Kosovën 

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:50
Ismet Krasniqi: Sot e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm do të flasë për Kosovën 

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, uron xhudsiten Distria Krasniqin për medaljen e artë olimpike. 

“Shumë krenarë që e përjetojmë edhe një moment të tillë. Distria Krasniqi e bëri jo vetëm Kosovën, por gjithë shqiptarinë krenare. 

Medalja e artë olimpike është kulmi i suksesit të karrierës së një sportisteje. 

Urime Distria, urime Toni Kuka, urime Federatë e Xhudos. Faleminderit që ju kemi.

Sot e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm do të flasë për Kosovën e vogël, por me potencial të madh.

Tash i kemi dy medalje nga Lojërat Olimpike, por unë besoj se falë jush ky numër do të ndryshohet brenda orësh”, uron Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat