Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984, me fjalë emocionuese për Distria Krasniqin dhe Driton Kukajn

Xhudo

Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984, me fjalë emocionuese për Distria Krasniqin dhe Driton Kukajn

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:26
Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984, me fjalë emocionuese për Distria Krasniqin dhe Driton Kukajn

Legjenda e sportit shqiptar, Shaban Tërstena, me fjalë emocionuese për kampionen olimpike Distria Krasniqin dhe trajnerin më të mirë shqiptar, Driton Kukajn. 

Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, kampion olimpik në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nënkampion olimpik në vitin 1988 në Seul të Koresë së Jugut, uron Disin, Dritonin, gjithë Kosovën dhe popullin shqiptar kudo që jeton e vepron, për suksesin e madh në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

 “Xhudistët e Driton Kukës janë më të fuqishëm se bota olimpike. 

Image

Shaban Tërstena

I gjithë ky sukses i shkëlqyeshëm shkon për njeriun që bëri revolucionin vetëm për pak vite anë e mbanë botën në sportin e xhudos.

Trajneri legjendar, Dritoni me punën e tij shumëvjeçare, në fillim kishte kushte të vështira, por asnjëherë nuk i lë xhudistet e tij në një tunel pa drita. 

Por, ai mbeti besnik me vullnetin tij dhe me këmbëngulje të madhe, me sakrificë, me shumë djersë dhe me shumë e shumë stërvitje  të pafundme arriti gjithçka. 

Arriti me punë me xhudistët e tij në çdo orë, çdo ditë, çdo muaj për shumë vite me radhë, ditë e natë stërvitje në borë e në shi, si në të ftoftë e në fortunë, e nëpër diell, ku temperaturat ishin shumë të larta, të nxehta.

Por, kurrë asnjëherë nuk u dorëzua sikur ishte i ndjeri trajneri im legjenda, Hajrush Sinani, kishin vetëm një qëllim e një arsyeje për të realizuar ëndrrën, që një ditë mundësi dhe xhudistët e tij  të arrijnë deri në majën e lartë të Olimpit sportiv, atje ku mund të hipin vetëm më të fuqishmit, më të guximshmit. 

Ja pra ky është trajneri legjendari, Driton Kuka, sot përsëri bëri krenarë  popullin shqiptar, duke fituar medaljen e arta në Lojërat Olimpike nga  xhudistja tij, e arta olimpike Distria Krasniqi.

Sukseset e tij do të vazhdojnë nesër dhe pasnesër dhe çdo herë sa më lartë e më lartë derisa të jetojë kombi shqiptar”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat