Ky është orari i ndeshjeve të Majlinda Kelmendit në “Tokyo 2020”

Xhudo

Ky është orari i ndeshjeve të Majlinda Kelmendit në “Tokyo 2020”

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 21:57
Majlinda Kelmendi

Nesër do të vazhdojnë garat për garuesit e Kosovës në Lojërat Olimpike.

Tani radha për të dal në skenë i takon Kelmendit.

Majlinda do të nisë garën në disiplinën 52 kg, nga ora 04:00 e mëngjesit të ditës së diele sipas kohës në vendin tonë, apo 11:00, me orën lokale në Tokio.

Kelmendi tashmë ka një medalje të artë olimpike, atë që e fitoi në viti 2016 në “Rio de Janeiro”.

Xhudistja nga Kosova synon ta përsëris suksesin e vitit 2016, dhe të ja sjell një tjetër medalje Kosovës ashtu siç bëri sot edhe Distrija Krasniqi.

Përveç Kelmendit, nesër do të garojë edhe shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notarja Eda Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat