​Akil Gjakova kalon tri sfida, shkon në qerekfinale

Xhudo

​Akil Gjakova kalon tri sfida, shkon në qerekfinale

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 07:38
Ilustrim

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar edhe në raundin e tretë me suedezin, Tommy Macias, i pesti në renditjen botërore.

Ai gjatë ndeshjes dëmoti kundërshtarin të cilin iu desh të marrë edhe ndihmën e parë.

Akili më herët fitoi ndaj kundërshtarëve të tij, Nils Stump nga Zvicëra dhe Ahmed Ayash nga Jemeni.

Ai është pretenden për të fituar medalje, pasi ka arritur të ketë suksese të mëdha në lojërat ndërkombëtare, duke marrë edhe disa medalje.

Kampioni i Evropës po garon në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat