Fituesja e medaljes së artë Distria Krasniqi: Nga Parisi do të kthehemi me më shumë medalje

Xhudo

Fituesja e medaljes së artë Distria Krasniqi: Nga Parisi do të kthehemi me më shumë medalje

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 21:33
Distria Krasniqi

Xhudistja e artë nga Lojërat Olimpike në Tokio, Distria Krasniqi, ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështjetjen e këtij rrugëtimi.

Krasniqi në fjalën e saj pas arritjes në atëdhe premtoi më shumë medalje të arta nga Parisi.

“Jam shumë mirënjohëse për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Ju falënderoj të gjithëve sidomos popullin shqiptar që na kanë përcjellë dhe mbështet gjatë gjithë kësaj kohe”.

“Do t’i gëzojmë këto medalje ndër vite dhe nga Parisi do të kthehemi me më shumë medalje të arta”, deklaroi Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat