Mustafa: Të themelohet Akademia Kombëtare e xhudos

Xhudo

Mustafa: Të themelohet Akademia Kombëtare e xhudos

Nga: K.Goca Më: 9 gusht 2021 Në ora: 13:40
Mustafa: Të themelohet Akademia Kombëtare e xhudos

Shumë shtete të fuqishme nuk e kanë asnjë medalje olimpike, as të bronztën, ndërsa shteti i Kosovës i ka tri medalje të arta olimpike për 13 vite shtet!

Duke iu falënderuar xhudos Kosova sot i ka të gjitha medaljet dhe trofetë e mundshme nga rrafshi ndërkombëtar. 

Falë trajnerit më të mirë shqiptar Drita Kuka, me armatën e tij, kampionet olimpike Majlinda Kelmendi (viti 2016), Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, po ashtu edhe kampionin evropian Akil Gjakova, luanesha Loriana Kuka, e bronztë në Kampionatin Evropian, sot e gjithë bota flet me krenari për Kosovën.

Image

Ish zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Nehat Mustafa, kërkon që xhudo sa më shpejt që është e mundur të shpallet sport kombëtar.

“1. AKADEMIA KOMBËTARE E XHUDOS!
Me suksesin e arritur nga Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituese të medaljeve të arta olimpike, përfundimisht u vërtetua se xhudo meriton të shpallet sport kombëtar në vendin tonë, sepse as e arta e Majlindës para 4 viteve nuk ishte rastësi.

U dëshmua që në Kosovë ka talentë të shumtë të cilët duhet identifikuar dhe orientuar në programe të mirëfillta të stërvitjeve. Prandaj, mbase është koha që Ministria e Arsimit të mendoj futjen e lëndës së xhudos si pjesë e rregullt e programit mësimor.

Për ta menaxhuar më lehtë tërë këtë proces mund të themelohet AKADEMIA KOMBËTARE E XHUDOS e cila do të udhëhiqej nga tashmë trajneri më i mirë në botë ( sipas mendimit tim)  DRITON KUKA.

Driton Kuka po arrin që të krijoj kaq shumë kampion vetëm nga një qytet e nga një klub. Imagjinojeni se si do dukej e ardhmja e xhudos në rast se ky sport bëhet pjesë e sistemit arsimor.

Një popull e një shtet duhet të presin me shekuj që të kenë një ekspert që po mahnit botën siç e kemi ne Driton Kukën. Prandaj, është koha të veprojmë e të shohim më larg. Kosova mundet!”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat