Kuka: Po pres që xhudo të futet në sistemin edukativo - shkollor!

Xhudo

Kuka: Po pres që xhudo të futet në sistemin edukativo - shkollor!

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2021 Në ora: 18:26
Kuka: Po pres që xhudo të futet në sistemin edukativo - shkollor!

Selektori i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, tha se po pret që xhudo të futet në sistemin edukativo - shkollor!

Xhudo është sporti i vetëm në vendin tonë që ka fituar të gjitha medaljet e mundshme në rrafshin ndërkombëtar, po ashtu edhe tri të arta olimpike.

 “Qendra nacionale e xhudos po lëshon shtat dita ditës.

Personalisht dua që unë me ndihmën  e Majlindës e Tosit por edhe të tjerëve  të vazhdojmë punën drejt medaljeve e sukseseve të reja!

Sporti me tri të Arta Olimpike duhet ecur përpara, jemi duke ndërtuar strategji për shtrirje ma serioze horizontalisht në mbarë vendin!
Modalitetet po i diskutojmë, po pres që xhudo të futet në sistemin edukativo - shkollor!

Fillimisht me disa Komuna e mandej të shtrihet në mbarë vendin!

Kjo do forconte klubet dhe federatën dhe talentët do i grumbullojmë në Qendrën Nacionale për të ndjekur ëndrrat e xhudistëve të rinj!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat