Edhe një sukses i madh për Kosovën, Erza - medaliste e bronztë e Evropës

Xhudo

Edhe një sukses i madh për Kosovën, Erza - medaliste e bronztë e Evropës

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 17:35
Edhe një sukses i madh për Kosovën, Erza - medaliste e bronztë e Evropës

Xhudistja jonë, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior, që po mbahet në Luksemburg.

Erza fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në luftën për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit.

Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje.

Fatjona Kasapi u ndalë në luftën e parë, kategoria -57 kg, njofton Komitet olimpik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat