Kuka flet për Erzën dhe Fatjonën: Ekipi po rritet

Xhudo

Kuka flet për Erzën dhe Fatjonën: Ekipi po rritet

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:44
Fatos Tabaku dhe Erza Muminoviq

Xhudistja e talentuar e Kosovës,  Erza Muminoviq, është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U-21. Erza shkëlqeu si ari në Luksemburg dhe i sjell edhe një medalje shtetit të Kosoës.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur për paraqitjen e saj dhe të garuesve të tjera në Evropianin U-21. 

“Lajme të zymta në ditën e djeshme në qytetin tonë dhe në Tetovë!

Bashkëndjejmë me familjet që humbën të dashurit e tyre!

Erza nga Luksemburgu sado pak po sjell lajme të mira nga Kampionati Evropian U21!

Shënoj 4 fitore kundër spanjolles, Anglezes, çekes dhe italianes Federika Silveri u mposht nga rusja dhe fitoj medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U21!

Fatjona ishte e pafat përkundër që luftoj mirë.

Ekipi po rritet dhe vazhdimësia e sukseseve po shkon tutje …

Fatosi në krye të detyrës si gjithmonë.

Erza e Fatjona sot mua mi dhanë shenjat që më duhen për ti ngritur lartë drejt Majave Botërore!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat