Laura shkëlqen, fiton medaljen e bronztë në Grand Prix

Xhudo

Laura shkëlqen, fiton medaljen e bronztë në Grand Prix

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 18:20
Laura shkëlqen, fiton medaljen e bronztë në Grand Prix

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja jonë mundi në luftën për medalje, polaken, Angelika Szymanska, me ippon, kategoria -63 kg.

Në përgjithësi, Fazliu shënoi tri fitore, ndërsa në çerekfinale pësoi humbje.

Është kjo medalja e parë e Laurës në një garë të nivelit botëror.

KOK përgëzon suksesin e saj, derisa i uron fat dhe suksese Shpati Zekajt, që garon nesër në -100 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat