Erza e Kosovës - fuqi për spanjollen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Xhudo

Erza e Kosovës - fuqi për spanjollen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:43
Erza e Kosovës - fuqi për spanjollen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

(E plotësuar) - Erza Muminoviq (- 52 kg) është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror U-21 në xhudo, që po mbahet në Olbia të Italisë. 

Reprezentuesja e Kosovës, Muminoviq, tregoi luftë të madhe në përballje me spanjollen Ariane Soler Toro.

Të dy garueset dëshmuan maturi në minutat e para. Erza u tregua shumë e fuqishme, duke fituar me ippon ndaj spanjolles 13 sekonda pa përfunduar lufta. 

Kosovës po i vjen një Majlindë Kelmend tjetër, Erza, një emër që do të befasojë botën! 

Erza fantastike, lufton për medalje të bronztë në Kampionatin Botëror. Ajo në gjysmëfinale u mposht nga garuesja italiane Giulia Carna.

Erza ndeshet me spanjollen Soler Toro.

Xhudistja Erza Muminoviq po tregon formë më të mirë të mundshme në Kampionatin Botëror U-21.

Erza kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe. 

“Erza Muminoviq ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror U-21 të xhudos, që po mbahet në Olbia të Italisë.
Wrza fitoi tri luftëra, ndërsa një tjetër e kaloi pa luftë, kategoria -52 kg.

I urojmë fat dhe suksese në luftërat për medalje”, njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat