Anton Cena: Mora sërish medaljen e kampionit të botës për veteran 

Xhudo

Anton Cena: Mora sërish medaljen e kampionit të botës për veteran 

Nga: Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:22
Anton Cena: Mora sërish medaljen e kampionit të botës për veteran 

Xhudisti veteran, Anton Cena, është sikur në qiellin e shtatë.

Ai ka shënuar një sukses të madh, duke fituar titullin e kampionit të botës për veteran në kategorinë e policisë. 

Unë jam shumë i lumtur që gara mbaroi dhe në duar mora sërish medaljen e kampionit të botës për veteran! 

Më besoni, që nuk ka gjë më madhore sesa ti mposht të gjithë dhe Policia e Kosovës të dalë e para, është emocion që s'do fjalë dhe krenari që të lartëson.

Dardani, më prit se do të ta sjell edhe këtë medalje e që ndoshta do të jetë e fundit nga unë...

Sipas gjasave, për shkaqe shëndetësore, nuk e dij më a do të mund të garoj meqë do të duhet të operohem dhe më pas ndodh që do të më pamundësohet pjesëmarrja në gara meqë unë nuk dua luftëra me mëdyshje, dua me doemos të fitoj...

Faleminderit deri në qiell, të gjithëve që më dhatë motiv e forcë jo vetëm për këtë herë por për çdo garë,
Faleminderit o njerëz të mirë, bota është më e bukur me ju!!!

Unë ju premtoj që do të vazhdoj  pandalshëm të punoj që të sjell vetëm prurje të ndritshme, derisa të jem gjallë ! 
Për vendin tim, çdoherë do ta gjej një rrugë ti sjell gjëra të mira
”, ka shkruar Cena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat