Kuka: Kjo garë është pikënisja e Disit drejt Paris 2024 

Xhudo

Kuka: Kjo garë është pikënisja e Disit drejt Paris 2024 

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:52
Kuka: Kjo garë është pikënisja e Disit drejt Paris 2024 

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, thotë se për kampionen olimpike, xhudisten Distria Krasniqi, është një rrugëtim i ri.  

“Kampionja jone Olimpike sot garoj në Grand Slam Baku.

Në kategorinë e saj të re tashmë deri 52 kg!

U plasua në vendin e 5 që shënon një rrugëtim të ri në kategori tjetër!

Kjo garë është pikënisja e Disit drejt Paris 2024 në kategorinë në të cilën na pret rrugë e gjatë e përbashkët dhe së bashku ngadalë ngadalë krejt në zoom i shtijmë kundërshtaret për të kulmuar atje ku duhet në Lojërat Olimpike!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat