Driton Kuka: Kjo duhet të shihet me prioritet prej MKRS-së e Ministrisë së Arsimit...

Xhudo

Driton Kuka: Kjo duhet të shihet me prioritet prej MKRS-së e Ministrisë së Arsimit...

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Driton Kuka: Kjo duhet të shihet me prioritet prej MKRS-së e Ministrisë së Arsimit...

Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, ka një propozim shumë të fuqishëm për sportistët e sportistet. Kuka që formoi e zbuloi kampionë olimpikë, kampionë të botës e të Evropës në xhudo, ka kërkuar që të zgjidhet një problem për sportistët.      

“Po e postoj një foto me garues kulminant por edhe tjerë drejt rezultateve kulminante!

Si të veprohet me Sportistë potencial të moshës 14-18 që janë nxënës në shkolla fillore e të mesme për orët dhe ditët e humbura të mësimit!?

A po mendon dikush që kjo kategori e sportistëve e ka problem të jetë efikase në dy fronte?

Kjo duhet të shihet me prioritet prej MKRS e Ministrisë së Arsimit që të bëhet zgjidhja!

Si është zgjedh ky problem në shtete tjera!

Kemi modele shumë, gjimnaze me paralele specifike për sportist me potencial!

Mos pritni rezultate Kulminante pa krijuar mundësi të tilla!
Majlinda (Kelmendi), Nora (Gjakova), Distria (Krasniqi) kanë pas mirëkuptim nëpër shkollat ku kanë mësuar por kjo tashmë s’duhet me qenë standard!

Punoni për të krijuar mundësi të tilla”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat