Haradinaj për Majlinda Kelmendin: Do të mbetet përgjithmonë heroina jonë

Xhudo

Haradinaj për Majlinda Kelmendin: Do të mbetet përgjithmonë heroina jonë

Nga: A.SH Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:42
Majlinda Kelmendi dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte pjesë e ceremonisë të përmbylljes së karrierës së xhudistes Majlinda Kelmendi.

Ai tha se Majlinda Kelmendi lartësoi e i dha ngjyra flamurit tonë, ajo u bë inspirim, nder dhe krenari e shqiptarëve.

Postimi në Facebook:

Ajo na solli lajme të mira e na dhuroi shumë çaste krenarie. Lartësoi e i dha ngjyra flamurit tonë. U bë inspirim, nder dhe krenari e shqiptarëve.

Ajo është çika jonë e artë. Mbretëresha e Xhudos.

Majlinda Kelmendi që sot përmbylli karrierën e saj si garuese, do të mbetet përgjithmonë heroina jonë. Fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra të sportistëve shqiptarë.

Fat e suksese të mëtejshme Majlinda!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat