Klubi i njohur turk i drejtohet Majlinda Kelmendit

Xhudo

Klubi i njohur turk i drejtohet Majlinda Kelmendit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 19:45
Klubi i njohur turk i drejtohet Majlinda Kelmendit

Klubi turk Galatasaray i ka uruar suksese të reja në kapitullin e ri xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi, e cila ka vendosur të pensionohet nga sporti aktiv.

“I jemi jashtëzakonisht mirënjohës xhudistes legjendare kosovare Maljinda Kelmendi për një karrierë të shkëlqyer, me arritje të panumërta në klubin tonë.

Ju urojmë një pension të lumtur dhe shumë arritje të tjera në kapitullin tuaj të ri, legjendë”, ka shkruar klubi në një postim në Facebook.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi ka luajtur për skuadrën e Galatasarayt në garat me klube në xhudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat