Krasniqi dhe Kuka më të mirët në botë në xhudo, Osmani: Dy rezultate historike për sportin në Kosovë

Xhudo

Krasniqi dhe Kuka më të mirët në botë në xhudo, Osmani: Dy rezultate historike për sportin në Kosovë

Nga: A.SH Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:20
Driton Kuka dhe Distria Krasniqi

Trajneri i xhudos Driton Kuka dhe xhudisjta Distria Krasniqi, janë zgjedhur si më të mirët në botë në xhudo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani ka thënë se këto janë dy rezultate historike për sportin në Kosovë.

Postimi në Facebook:

Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë.

Ndërsa, Driton Kuka, mjeshtri i xhudos, u zgjodh trajneri më i mirë në botë në këtë sport.

Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme!

Kosova e artë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat