​Driton Kuka publikon listën e Ekipit Olimpik Evident dhe Potencial për 2024

Xhudo

​Driton Kuka publikon listën e Ekipit Olimpik Evident dhe Potencial për 2024

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:43
Driton Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, dhe njëkohësisht trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka publikuar një foto, për të cilën tha që ishte foto më e dashur për të në vitin që lamë pas.

Trajneri Kuka tregoi që pushimi për xhudistët kosovarë ka mbaruar, dhe se tani do t’i rikthehen stërvitjeve.

Po ashtu, Kuka publikoi edhe listën e Ekipit Olimpik Evident dhe Potencial për Olimpiadën e Parisit që mbahet në vitin 2024.

Lista vijon si më poshtë.

Ekipi Olimpik Evident për 2024:

Distria Krasniqi

Nora Gjakova

Akil Gjakova.

Loriana Kuka

Laura Fazliu

Ekipi Olimpik Potencial për 2024 :

Erza Muminoviqi

Flaka Loxha

Shpati Zekaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat