Kuka: Majlinda më ka bërë trajner më të mirë

Xhudo

Kuka: Majlinda më ka bërë trajner më të mirë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 13:53
Kuka e Kelmendi

Driton Kukak ka dhënë një intervistë të gjatë për “eju.net” ku ka zbuluar shumë gjëra dhe ka folur për arritjet e xhudistëve të tij, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqit, që të tria me medalje të Arta Olimpike.

Trajneri më i mirë në sportin e xhudos për vitin 2021, thotë se ky që është sot, është edhe fal Majlinda Kelmendes, të artës së parë Olimpike për Kosovën, para se të bëjnë vendin krenar edhe Nora me Distrin.

“Majlinda më ka ndërtuar mua si trajner, sepse me punën e saj dhe dëshirën për të arritur në maje, më shtynë edhe mua që të punoj shumë për rezultate më të mëdha”.

Para se Majlinda të garojë në vitin 2012, le të themi se isha në fillimet e mia si trajner, nuk e kisha shumë nën kontroll dhe më pas i thash vetes se për Lojërat Olimpikë duhet të jem i përqendruar 100% në gjithçka”.

“Majlinda ishte ndryshe, ishte kampioni, ishte lindur për t’u bërë kampione”.

Majlinda dhe Driton Kuka pas triumfit të Kelmendit në RIO 2016, ku i solli medaljen e parë të Artë Olimpike Kosovës

“Ajo kishte shumë lëndime, por nuk donte të ndalej. I thoshin edhe mjekët që duhet të ndalet, por ajo nuk dëshironte dhe për së paku pesë vite ka garuar me lëndime”.

“Kështu, të punoj me Majlindën para RIO nuk ishte e lehtë për mua si trajner. E dija se çfarë të bëja, të jesh trajner i Majlindës të bën të kesh shumë besim sepse edhe me probleme, ajo gjithmonë ishte e fort në të gjitha aspektet”.

“Derisa me Norën dhe Distrian, le të themi se ishte punë më e lehtë sepse tashmë kisha çelësin për Lojërat Olimpike. Por gjithçka erdhi si pasojë e përgatitjet që edhe ato kishin nisur nga RIO”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat