Gjashtë medalje për Kosovën nga grupmoshat e reja në xhudo

Xhudo

Gjashtë medalje për Kosovën nga grupmoshat e reja në xhudo

Më: 10 janar 2022 Në ora: 12:22
Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshen U21.

Dje u mbajt turneu ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë për grupmoshat U12, U14, U16, U21.

Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete. Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshen U21.

Të gjithë fituan medalje, ku 4 ishin të arta, një i argjendtë dhe një i bronztë.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Dardan Cena -73 kg – i artë

Anes Veseli -100 kg – i artë

Fatjona Kasapi -57kg – e artë

Dëbora Gjakova -63 kg – e artë

Muhamedin Veseli -66 kg – i argjendtë

Rios Kuka +100 kg – i bronztë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat