Loriana demolon kroaten, kualifikohet në finale

Xhudo

Loriana demolon kroaten, kualifikohet në finale

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:44
Loriana demolon kroaten, kualifikohet në finale

Loriana Kuka është kualifikuar në finalen e European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinën.

Kuka në gjysmëfinale mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Paviq me Waza-ari pas Golden Score.

Gjatë duelit, Kuka madje e gjakosi kundërshtaren në ballë, e cila më pas u detyrua të merrte ndihmën e parë

Kuka në çerekfinale e mposhti xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON.

Loriana raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mundi xhudisten turke, Serdem Daharli. Ajo po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat