Kuka: Koha për t’iu dhënë përgjegjësi trajnerëve tjerë

Xhudo

Kuka: Koha për t’iu dhënë përgjegjësi trajnerëve tjerë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:50
Kuka: Koha për t’iu dhënë përgjegjësi trajnerëve tjerë

Trajneri numër një në botë Driton Kuka ka lënë të kuptohet se po përgatitet për t’iu hapur rrugë trajnerëve të tjerë në xhudo pas suksesit të madh të arritur në karrierën e tij.

Ai përmes një postimi në “Facebook” në mëngjesin e së enjtes ka theksuar se çmimi si trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 ishte kurora e të arriturave të tij në këtw sport.

Tutje Kuka ka thënë se janë sfidat ato që e bëjnë sportin të bukur, por ato sfida që sjellin medalje e rezultate, e jo atë të dyshimta dhe mashtruese.

"Për një ditë të mbarë …

Ndarja e titullit për Trenerin e vitit 2021 në Botë është kurora e të arriturave për mua si trener në Sport!

Medaljet e Arta Olimpike

Medaljet e Arta Botërore

Të Arta Evropiane

Këto për të rritur të kuptohem …

Koha me ju dhanë përgjegjësi trajnerëve tjerë nga sporti i xhudos por edhe sporte tjera!

Majlinda si sportiste ka vendos standarde të larta për çdo sportist, e unë Majlindes në rrugën e saj si trajner!

Por sfidat janë që e bëjnë sportin e bukur dhe joshës, por sfidat për medalje e rezultate serioze e jo me prralla e rezultate të dyshimta e mashtruese!", ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat