Kuka është i kënaqur me punën që po bëhet në KXH Ipponi

Xhudo

Kuka është i kënaqur me punën që po bëhet në KXH Ipponi

Nga: K.G. Më: 7 prill 2022 Në ora: 13:01
Kuka është i kënaqur me punën që po bëhet në KXH Ipponi

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, thotë se xhudistët e Ipponit po stërvitin në kampin stërvitor në Celje të Sllovenisë.
Ai është i kënaqur me rrjedhën e kampit.

“Xhudistët e rinj të klubit të xhudos Ipponi pas garave në Kroaci, vazhduan kampin stërvitor në stërvitjet e përbashkëta me xhudistët e rinj Slloven!
Kampi stërvitor u mbajt në Celje me ekipin e mikut tim Marjan Fabjan.

Aksione të tilla mes ekipeve tona do ketë gjatë krejt vitit!

Fatosi e Meli ishin me garuesit dhe u ndanë të kënaqur me stervitjet e zhvilluara të garuesve tanë perspektiv”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat