BE i KOK-ut merr këtë vendim për lëndimin e Nora Gjakovës

Xhudo

BE i KOK-ut merr këtë vendim për lëndimin e Nora Gjakovës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:55
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK)

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi ka mbajtur sot mbledhjen e 12-të, në të cilën u biseduan për pika të ndryshme të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje u diskutua për mundësitë e ndryshme të udhëtimit të ekipit tonë për në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, që zhvillohen nga 25 qershori deri më 6 korrik.

Po ashtu, u vendos që komisionet përkatëse të nisin përgatitjet për Ditën dhe Javën Olimpike 2022, si dhe Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit 2022.

Ndërkaq, vendimi më i mirë që u morr nga kjo mbledhje ishte përkrahja me 3,000 euro për mbulimin e shpenzimeve të operimit të së artës olimpike, Nora Gjakova.

Në anën tjetër, në këtë mbledhje u vendos që xhudistja Flaka Loxha të dërgohet për rekomandim për shpërblim në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, pas suksesit në Kampionatin Evropian U-23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat