Dramë e madhe, Distria e bronztë në Kampionatin Evropian

Xhudo

Dramë e madhe, Distria e bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:24
Dramë e madhe, Distria e bronztë në Kampionatin Evropian

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë – 52 kg në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Sofje.

Ajo në repezash në luftë për medalje bëri paraqitje të jashtëzakonshme në përballje me gjermanen Mascha Ballhaus.

Distria luftoi me kujdes të shtuar duke mos lejuar për asnjë çast që të përfitojë rivalja nga ndonjë gabim.

Lufta shkoi në vazhdime, ku Disi doli më e suksesshme. Lufta zgjati 10 minuta e 29 sekonda, luftë maratonike. 

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur edhe për një sukses të madh, edhe për një medalje që i solli shtetit të Kosovës nga gara e nivelit më të lartë të Kontinentit të Vjetër.

Është kjo medalja e katërt në Evropian për senior për Distrian.

Flaka Loxha (-57 kg), zuri vendin e shtatë, suksesi më i madh i saj në Evropianin e seniorëve.

Nesër garojnë Akil Gjakova e Laura Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat