Driton Kuka: Po po e argjendta e Laurës po shkëlqen sot!

Xhudo

Driton Kuka: Po po e argjendta e Laurës po shkëlqen sot!

Nga: K.G. Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:11
Driton Kuka, Laura Fazliu e Majlinda Kelmendi

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, është sikur në qiellin e shtatë, me sukseset e fundit, Laura Fazliu (-63 kg) është fituese e medaljes së argjendtë dhe Distria Krasniqi (- 52 kg) - e bronztë.   

“Laura Fazliu - nënkampione Evropiane!

Po po e argjendta e Laurës po shkëlqen sot!

Medalja e saj e parë Elitare por jo e fundit për kolosën e re të xhudos!

Majlinda sot në krye të detyrës së saj!

Kosova mbi të gjitha…

Xhudo për Kosovën e popullin shqiptar!

Dy medalje po vijnë në Kosovën tonë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat