Erza e pafat, eliminohet

Xhudo

Erza e pafat, eliminohet

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:44
Dhjetë minuta luftë

(E plotësuar) - Xhudistja Erza Muminoviq nuk ka arritur të vazhdojë garimin për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ajo pësoi humbje nga tuniziania, Oumaima Bedioui, kategoria -48 kg.

Pas pak garon Flaka Loxha, në repesazhin e -57 kg.

Xhudistja e Kosovës, Erza Muminoviq, e nis mbarë garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Ajo mundi me ippon turken, Gulkader Senturk, pas një lufte që zgjati mbi 10 minuta.

Erza është kualifikuar në çerekfinale të kategorisë -48 kg.

Erza shkëlqeu në përballjen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat