Laura Fazliu e pandalshme, në finalen e madhe

Xhudo

Laura Fazliu e pandalshme, në finalen e madhe

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 13:53
Laura Fazliu shkëlqen

(E plotësuar) -  Laura Fazliu kualifikohet në finale të Lojërave Mesdhetare.

Ajo e mposhti algjeriane Amina Belkadi.

Kosova siguron medaljen e katërt.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu, hyn në zonën e medaljeve.

Xhudistja jonë mundi kroaten Iva Oberan, kategoria -63 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Raundin e parë, Fazliu e kaloi pa luftë.

“I urojmë fat në gjysmefinale xhudistes tonë”, shkruan në faqen e KOK-ut.

Laura shkëlqeu ndaj kroates dhe arriti në zonën e medaljeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat