Anton Cena i artë në Holandë: Si asnjëherë më parë u gëzova dhe u mërzita, lamtumirë! 

Xhudo

Anton Cena i artë në Holandë: Si asnjëherë më parë u gëzova dhe u mërzita, lamtumirë! 

Nga: K. G. Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:11
Anton Cena i artë në Holandë: Si asnjëherë më parë u gëzova dhe u mërzita, lamtumirë! 

Veterani i xhudos Anton Cena ka shënuar sukses të madh në Kampionatin Botëror të Policisë, që u mbajt në Roterdam të Holandës.

Cena është sikur në qiellin e shtatë duke fituar medalje të artë.

Ai tha se ky sukses është si fryt i punës së palodhshme dhe i jep fund karrierës së tij si xhudist veteran. 

“Dy medalje të arta për fund.

Zyrtarisht po e përmbyll karrierën time si garues në kuadër të sportit të xhudos!

Si asnjëherë më parë u gëzova dhe u mërzita njëkohësisht- Në Kampionatin Botëror të Policisë, që u mbajt në Roterdam të Holandës, arrita t’i marr dy medalje të arta: Njërën si kundërshtar i pakonkurrent ndërsa tjetrën e mora si rezultat i luftës sime me garues më të rinj se unë për 20 vjet...

Jam shumë i lumtur që arrita të mbaj fjalën e dhënë ndaj vetes, shtetit dhe popullit, në këmbë u ngritën të duartrokasin të gjithë ata që na deshën apo jo, na pranuan apo jo, na njohën politikisht apo jo...kush me dëshirë e kush për hir të skenarit, duartrokiti Kosovën dhe i uroi fitoren me 2 medalje, e unë ndjehesha më krenarë se asnjëherë më parë...

Teksa u ngjita ti marr këto simbole fitoreje, ndjeva krenari deri në qiell dhe përnjëherë doja të isha edhe njëherë pa kurrfarë telashe shëndetësore që kësisoj shpërblimesh ti fal Kosovës derisa të jem gjallë...

Kur erdha në Kosovë dhe lashë Belgjikën kisha vetëm një synim : kudo që të shkelë këmba ime, të buçasë zëri i fitores dhe për këtë mu desh shumë mund, punë pandalur dhe mbështetje.

Po të isha i vetëm pavarësisht angazhimeve unë nuk do të isha ky që jam, andaj përfundimisht: Të parës që nuk u kursye asnjëherë, Familjes sime, faleminderit derisa të jem gjallë sepse pa mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj unë nuk do të ia kisha dalë!

Pa mbështetjen institucionale të Policisë së Kosovës unë do të kisha mbetur vetëm ëndërrimtar andaj faleminderit që besuat se emri im mund ti shkojë për shtati përfaqësimit tuaj në sportin e xhudos, jam i lumtur që arrita të ju sjell 14 medalje të arta dhe 1 të bronztë dhe këtu ju them që krenarinë e uniformës dhe shërbimit të popullit, u mundova t'ua sjell në këtë formë: vetëm me fitore...

Faleminderit në veçanti për Drejtorët e Policisë: Sheremet Ahmeti, Behar Selimi, Reshat Maliqi dhe Shpend Maxhuni, Samedin Mehmeti të cilët nuk u kursyen kurrë dhe më përkrahën fuqishëm...

Mirënjohje dhe përulje për Ish Presidentin e shtetit. z. Hashim Thaçi, që më ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore "Mjeshtër i Merituar " për promovimin e vlerave policore.

Faleminderit të veçantë edhe atyre që nuk më mbështetën sepse më mësuan se si të ia dal vetë!
I them me nder dhe lavdi garave të sportit të xhudos: Lamtumirë!

Sponsoret, Jeton Shabani, Anton Sokoli, Lili Hasani”, ka shkruar Cena në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat