Çfarë shkruhej për Driton Kukajn në vitet e 90-ta?

Xhudo

Çfarë shkruhej për Driton Kukajn në vitet e 90-ta?

Nga: K. G. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 18:46
Driton Kuka

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, ka qenë xhudisti bindshëm më i miri në Kosovë në vitet e 90-ta, në kohën e gjeneratës së sakrificës dhe në rezistencë ndaj regjimit serb.

Kuka nuk ka pas konkurrencë në kategorinë 78 kg duke i përfunduar duelet me mjeshtri dhe para kohe.   

“U dallua sidomos Driton Kuka, padyshim, xhudisti më i mirë i Kosovës i të gjitha kohëve, i cili jo vetëm që i përfundonte luftërat shpejt, por edhe mënyrë mjeshtërore e atraktive. 

Zatën kjo bëri që komisioni i veçantë i kampionatit Dritonin ta shpallë xhudistin më të mirë të kampionatit”, kishte shkruar mes tët jera gazeta “Bujku” me 26 dhjetor të vitit 1995.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat