Një biznesmen i fuqishëm Majlindës i ka nda një banesë në Prishtinë! Kuka ka dy fjalë për Luizën

Xhudo

Një biznesmen i fuqishëm Majlindës i ka nda një banesë në Prishtinë! Kuka ka dy fjalë për Luizën

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2022 Në ora: 15:50
Majlinda Kelmendi

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, ka dy fjalë për atleten Luiza Gegën, kampionen e Evropës.

Kuka çuditet se si askush nuk e përmendin emrin e trajnerit të Luiza Gega. Po ashtu Kuka tregon edhe një detaj interesant për ish xhudisten Majlinda Kelmendi, kampionen olimpike në vitin 2016.   

“Titulli Evropian i Luiza Gegës më dha shkas ta ripostoj një postim timin të vitit 2018 kur edhe Nora kishte dominuar Evropën!

Image

Postimi i Driton Kukajt

Ajo në Tokio kulmoj edhe me të Artën Olimpike, titulli më i lartë Sportiv!
Majlinda, Distria e Nora bartin titullin Kampione Olimpike dhe paraprakisht kishin fituar titullin Kampione Evropiane!

Dhashtë Zoti edhe Luiza vazhdon drejt Olimpit…

Image

Nora Gjakova

Meritokracia pas titujve shprehet shumë dhe kjo zgjat për disa ditë ndoshta javë!

Luiza ka një trajner që shumë pak u përmend këto ditë, e padrejtë!

Pos shtetit Kampioneve duhet ndihmuar edhe bizneset e fuqishme!

Për korrektësi një biznesmen i fuqishëm Majlindës i ka nda një banesë në Prishtinë!

Pas medaljes së artë Olimpike!

Ka kërkuar mos të përmendet emri i tij!

Për Luizen ndonjë biznismen i Tiranes le te hap zemren e pse jo edhe për Kampionet Tona Olimpike këndej kah Kosova!
Siç e bëri një njeri i nga Bota e biznesit për Majlinden!

U nxita për këtë postim nga Arsim Gerxhaliu miku im që kishte postuar një fjalim ku trajneri s’u përmend aspak e më shtini pak laknave me fol po dost të viteve të sakrificës e kam!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat