Kosova merr pjesë me tre garues në evropianin e xhudos për junior

Xhudo

Kosova merr pjesë me tre garues në evropianin e xhudos për junior

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Sot do të nis Kampionati Evropian i xhudos për Junior (U21) në Pragë të Çekisë.

Ekipi i Kosovës do të paraqitet me tre garues në Kampionatin Evropian për Junior që mbahet në Pragë të Çekisë.

Në këtë Kampionat Evropian do të marrin pjesë 39 shtete, 349 garues, 203 meshkuj, 146 femra.

Atje do të ndeshen këta xhudistë nga Kosova:

1.Erza Muminoviqi (-52kg) 

2.Dëbora Gjakova (-57kg)

3.Dardan Cena (-73kg)

Ndeshjet mund t'i ndiqni nesër drejtpërdrejtë duke filluar nga ora 10:00 në këtë link:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat