Dardan Cena një luftë larg medaljes së bronztë në Evropianin

Xhudo

Dardan Cena një luftë larg medaljes së bronztë në Evropianin

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:52
Dardan Cena

Dardan Cena (-73kg) ndeshet për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për Junior (U21) që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Dardani në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin nga Estonia, Artemi Larionov.

Në xhiron e dytë Cena mposhti me Ippon ukrainasin, Anton Shuhalieiev.

Dardani në ndeshjen e tretë mposhti me Wazaari sllovenin, Nace Herkoviq.

Në çerekfinale garuesi ynë humbi me Ippon nga garuesi i Hungarisë, Daniel Szegedi.

Pas asaj ndeshje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon vendasin, Petr Mlady.

Cena për të bronztën do të ndeshet kundër hungarezit tjetër, Gergely Adorjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat