Distria pas medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, fiton edhe këtë...

Xhudo

Distria pas medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, fiton edhe këtë...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 tetor 2022 Në ora: 10:30 Përditësuar në ora: 16:21 më 07.10.2022
Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi

Distria fiton 1000 pikë olimpike

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës. Distria Krasniqi, sot ka futuar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Trimëresha jonë sot është udhëhequr nga krenaria e kombit shqiptar, trajnerja Majlinda Kelmendi. 

 “Dy herë kampionia e botës dhe një herë medalistja e bronztë, Majlinda Kelmendi, sot ishte në cilësinë e trajneres së medalistes së bronztë botërore, Distria Krasniqi.

Kampionia olimpike Tokio 2020 fitoi edhe 1000 pikë olimpike Paris 2024’”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, është krenar për këtë brez të jashtëzakonshëm.

Driton Kuka për Distria Krasniqin: Një anulim i çuditshëm i hedhjes së saj kundër anglezes 

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, është krenar me xhudisten Distria Krasniqi, e cila sot u stolis me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Tashken të Uzbekistanit.

Distria ka fituar medaljen nën drejtimin e të trajneres, krenarisë së kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi.  

“Medalja e shtatë për xhudon nga Kampionatet Botërore!
Distria sot si gjithmonë në krye të detyrës.

Një anulim i çuditshëm i hedhjes së saj kundër anglezes në gjysëmfinale e ndalën nga finalja e madhe!
Përndryshe krejt luftërat ishte dominuese në çdo aspekt.

Por ajo mori forcë dhe për medalje ishte pa asnjë gabim kundër Izraelites Gefen.

Sporti i xhudos po vazhdon tutje e mua nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada.

E për fund shijoni foton e mbretëreshave tona në role të ndryshme!

Krenar me ju”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Distria Krasniqi shkëlqen ndaj izraelites

Distria Krasniqi (- 52 kg) është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahen në Tashken të Uzbekistanit. 

Distria ia doli në përballje me izraeliten Gefen Primo. 

Ajo në repezash dominoi luftën dhe me ippon e mposhti rivalen. 

Dueli shkoi në “Golden Score”, teksa izraelitja mori tri penalizime.

Edhe një medalje, edhe një sukses i madh për Kosovën.

Distria lufton për medalje

Distria Krasniqi (- 52 kg) lufton në repesazh për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 
Kampionja olimpike mposhtet pas vazhdimeve, pas një lufte 5 minuta e 19 sekonda. 

 Distria mposhtet nga xhudistja e Britanisë së Madhe Chelsia Giles.

Garuesja jonë takohet me izraeliten Gefen Primo.

Finalet fillojnë në orën 14.00.

Disi e nisi furishëm, në rundin e dytë e mposhti Lin Hsuan Hsu nga Taipei Kinez.

Ajo fitoi pas vetëm 33 sekondave.

Në rundin e tretë e mundi italianen Giuffrida Odette.

Në Çerekfinale ka qenë më e mirë se Khorloodoi Bishrelt e Mungolisë dhe në gjysmëfinale u ndal nga britanikja Chelsie Giles.

Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos

E arta olimpike, Distria Krasniqi, po vazhdon të tregojë vetën në arenën ndërkombëtare, ku tani ka arritur një tjetër sukses, kësaj radhe në Kampionatin Botëror të xhudos.

Në Tashkent të Uzbekistanit, Krasniqi tani ka arritur të kualifikohet në fazën e gjysmëfinales së këtij turneu.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në çerekfinale e mposhti xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishreld.

E në rrugëtimin e saj deri në gjysmëfinale, para fitores ndaj Giuffridas, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Tai Pei, Lin Hsuan Hsu, ndërsa në të tretin shënoi fitore kundër italianes, Odette Giuffrida.

Tani, në gjysmëfinale Distria do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

​Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi fiton pas 30 sekondave luftën e parë në Tashkent të Uzbekistanit. Xhudistja Distria Krasniqi ka kaluar pa telashe pengesën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Distria e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Pejania e ka nisur garën nga raundi i dytë duke u ndeshur me xhudisten Lin Hsuan Hsu nga Taipei Kinez.

Ajo ka arritur të fitojë pa vështirësi me ‘ippon’ dhe pas vetëm 30 sekondave luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në raundin e parë, kampionia olimpike kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e tretë do të ketë punë me xhudisten italiane, Giuffrida Odette. Distria po udhëhiqet nga ish-bashkë-lojtarja, trajnerje Majlinda Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat