​Momenti kur Loriana Kuka “paketon” koreanen Jeongyun Lee dhe fiton të bronztën

Xhudo

​Momenti kur Loriana Kuka “paketon” koreanen Jeongyun Lee dhe fiton të bronztën

Më: 29 janar 2023 Në ora: 19:29
Foto nga vendngjarja

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Portugali.

Kuka në raundin e parë mposhti me dy Ëazaari për Ippon garuesen nga Qipro, në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Ippon garuesen nga Ekuadori.

Loriana në çerekfinale kishte një ndeshje të gjatë dhe të vështirë, të dy garueset kishin nga dy dënime në kohë të rregullt, në vazhdime pas plot 12 minutash ajo u dënua edhe me një shido dhe humbi ndeshjen kundër ukrainases, Yelyzaveta Lytvynenko, përcjellë KosovaPress.

Pas asaj humbje Kuka u kualifikua të ndeshej në repasazh, prapë kishte ndeshje të gjatë në vazhdime, ajo fitoj me 3 dënime për Ippon kundër sllovenes Patricija Brolih.

Loriana për të bronztën zuri në mbajtje për 20 sekonda dhe mposhti me Ippon garuesen nga Koreja Jugore, Jeongyun Lee.

Ky ishte momenti kur xhudistja nga Kosova triumfon ndaj rivales së saj:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat