Laura Fazliu kërkon medaljen e bronztë në Tel Aviv

Xhudo

Laura Fazliu kërkon medaljen e bronztë në Tel Aviv

Nga: K. G. Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:00
Laura Fazliu

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu, lufton për medalje të bronztë në kategorinë – 63 kg në garën Grand Slam, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Ajo në rrethin e parë e mposhtin britaniken Gemma Howell, pastaj në të dytën hungarezen Brigitta Varga.

Në rrethin e tretë përkatësisht në çerekfinale nuk ia doli ndaj kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard.

Në luftën e parë në repezash e mundi francezen Clarisse Agbegnenou, ndërsa vetëm një fitore është larg medaljes, e cila do të ballafaqohet me izraeliten Gill Sharir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat