Krenaria e Kosovës synon hakmarrjen ndaj serbes 

Xhudo

Krenaria e Kosovës synon hakmarrjen ndaj serbes 

Nga: K. Goca xhu Më: 24 mars 2023 Në ora: 13:49
Nora Gjakova

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg) kërkon hakmarrje ndaj serbes, Marica Perishiq.

Nora është në finalen e madhe të Grand Slam në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Marica nuk është kundërshtare e panjohur për kampin e Kosovës, e cila sot e mundi Flaka Loxhën.

Nora është e motivuar deri në pikën e fundit, jo vetëm për të fituar medaljen e artë por synon edhe hakmarrjen ndaj serbes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat