Lufta mes shqiptares së Kosovës dhe të Serbisë, ja si përfundoi 

Xhudo

Lufta mes shqiptares së Kosovës dhe të Serbisë, ja si përfundoi 

Nga: K. Goca Më: 24 mars 2023 Në ora: 16:29
Pamje nga një luftë e Norës

Kampionja olimpike, Nora Gjakova, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë -57 kg në garën prestigjioze Grand Slam në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Norës nuk i shkoi në finale në duel me serben Marica Perishiq.

Luftë e madhe është zhvillua mes shqiptares dhe serbes, por fati nuk ishte në anën e Norës. 

Nora ka pësuar humbje pas kohës shtesë, në pikën e artë.

Nora duket se ende po e penalizon mungesa një kohë në gara për shkak të lëndimit.

Nora ka fituar 700 pikë të reja olimpike dhe sigurt po shkon drejt Lojërave Olimpike – “Paris 2024”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat