Trimëreshat e Kosovës, shkëlqyen në Gjeorgji

Xhudo

Trimëreshat e Kosovës, shkëlqyen në Gjeorgji

Nga: K. G. Më: 24 mars 2023 Në ora: 18:57
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Xhudistet e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, fituan medalje të argjendta në kategorinë -52 kg përkatësisht -57 kg në garën prestigjioze Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Selektori Driton Kuka lavdëron trimëreshat tona për suksesin e sotëm. 

“Në një datë që shënon Betejën e Gllogjanit dhe fillimin e aksionit të Aleancës Veriatlantike për të ndalur kasapin e Ballkanit edhe xhudistet tona po i sjellin Kosovës dy medalje nga Tbilisi.

Në Grand Slamin e Tbilisit heroinat tona Disi e Nora deri në finale ishin në nivel të lartë duke siguruar medalje.

Në finale si duket i lëshoj  koncentrimi dhe mbetën të argjendta duke ecur me hapa të mëdhenj drejt #Paris2024

Disi shkëlqeu çdo luftë deri në finale përkundër që unë i sugjerova të mos garoj për shkak të një problemi shëndetësor por ajo
prapë arriti në finalen e madhe.

Nora sot mesin e fitoreve që i arriti me madhja ishte kundër Kanadezes Climcait që tregon që ajo po kthehet në kreun e xhudos Botërore

Finalja e Nores përfundoj me dënime dhe si gjithmonë referër po kujdesen që luftat e barabarta të shohin fitues kundërshtaret!
Kundërshtarja e saj krejt luftën bllokoj dhe kjo duhej dënuar por ndodhi e kundërta!

Medaljet janë sukses i madh për Kampionet tona Olimpike!

Flaka Loxha e Erza Muminoviqi me nga një fitore e pastaj pësuan humbje duhet ende të punojnë për nivelin e Grand Slamit!

Ecim tutje.

Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat